Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush/Kukës, është kryer arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shtetasit kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armend Bakija, 35 vjec, lindur në Gjakovë.

 


Gjykata Rajonale e Hildesheim, Gjermani, e ka dënuar atë me 3 vjet e 3 muaj burg, për kryerjen e veprës penale "Vjedhje dhe rezistencë ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit".

 


Shtetasi Armend Bakija në mars të vitit 2007 ka kryer disa vjedhje në banesa të ndryshme, përfshirë këtu një shumë prej rreth 2.260 eurosh, një koleksion monedhash, si dhe disa bizhuteri me vlerë 16.950 euro.

 


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.