Arrestohet reperi i famshëm amerikan Nelly. Fituesi i çmimit gremi u kap nga autoritet me drogë dhe armë në makinë. Gjithçka ndodhi gjatë një kontrolli rutinë rrugor,  teksa Nelly po udhëtonte në Tenesi.


Departamenti i sigurisë deklaroi se në makinën e këngëtarit u gjet një sasi marijuane si dhe disa pistoleta. Nelly u akuzua për posedim droge, posedimin i thjeshtë marijuane dhe posedim të mjeteve të drogës, tha departamenti i sigurisë në Tenesi. Bashkë me reperin u arrestua edhe personi që ndodhej në makinë me të.


Edhe në vitin 2012, këngëtarit iu gjet në autobusin e turneut të tij në Teksas heroinë, marijuanë, dhe lloje të ndryshme armësh. Por në atë kohë një prej anëtarëve të ekipit të tij mori përgjegjësinë, duke shpëtuar në këtë rast reperin. Nelly, 40-vjec,  emri i vërtetë i të cilit është Cornell Haynes, ka performuar edhe në disa filma, teksa në 2009 u vlerësua nga revista Billboard si një nga artistët më me influencë të dekadës.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter