Policia në Sidney të Australisë ka arrestuar një person që vepronte si agjent ekonomik për Korenë e Veriut. Chan Han Choi, 59 vjeç u akuzua për organizimin e eksporteve ilegale nga Koreja komuniste dhe përpjekje për të shitur armë të shkatërrimit në masë.


Sipas policisë australianë, veç krime që shkelin ligjin australian, i arrestuari ka shkelur edhe sanksionet e Australisë dhe OKB-së.


Rasti i Chan i cili jetonte në Australi prej 30 vjetësh është i pari i llojit të vet në këtë vend. Policia australiane bëri me dije se posedon prova që Chan ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)