Policia e Shtetit ka nisur operacione masive antidrogë në të gjithë vendin. Mësohet se operacioni i zhvilluar në Shijak ka çuar në pranga 3 vëllezër të familjes Avdyli, kushëririn e tyre dhe anëtarë të bandës së drogës.


Ata akuzohen për trafik heroine në Shqipëri dhe Gjermani. Të arrestuar janë vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdylin.


Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe në disa qytete të tjera të vendit.


21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)