Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e sotme 5 persona, ish-zyrtare të Hipotekës. Në pranga ka rënë shtetasi L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë; E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, ish-punonjës në Hipotekë; A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë; E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë dhe A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë.


Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Korçës, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë Arrest me burg pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke iu përpiluar dokumente fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)