Arrestohet për korrupsion lideri i opozitës së Sllovenisë Zoran Jankoviç. Lajmi bëhet Iiditur nga agjensia e lajmeve AP e cila thekson se lideri i opozitës dhe njëherësh edhe kryetar i bashkisë së Lubjanës akuzohet për korrupsion.

 


Sipas AP-së, policia ka bastisur sot shtëpinë dhe zyrën e Zoran Jankoviçit në kryeqytet ndërsa është arrestuar edhe djali i tij, biznesmeni Jure Jankoviç.


Byroja Kombëtare për Hetimin tha se policia ka bastisur 23 shtëpi në Slloveni në lidhje me një rast të korrupsionit por nuk dha hollësi të tjera.


Jankoviç dhe koalicioni i qendrës së tij të majtë Sllovenia Pozitive, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në dhjetorin e kaluar, por ai dështoi të formojë qeverinë dhe koalicion i qendrës së djathtë mori pushtetin.