Dogana e MorinesPolicia Kufitare ka arrestuar në doganën e Morinës një shtetas shqiptaro-maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL Shkupi.

Burime zyrtare nga blutë e Kukësit bëjnë me dije se u vu në pranga teksa hynte nga Kosova 43-vjeçari Rufat Emini, banues në Shkup.

Arrestimi i tij u bë pasi prej 31 dhjetorit 2015 kërkohej nga policia maqedonase me akuzën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusore".

43-vjeçari më parë ka qenë i dënuar për "Plagosje me dashje".