Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Qafë-Thanës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I Arrestuari është Edmond Bofe, me banim në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit në sistem ai rezultoi i shpallur në kërkim nga organet italiane të drejtësisë. Gjykata e Lekos në Itali e kishte dënuar 37 vjeçarin me 7 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale" Pjeswmarrje në organizatë kriminale" dhe "trafikim të lëndëve narkotike". Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi. Redaksia online (u.s/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: qafe-thane edmond bufo arrestim ekstradim