Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të vona të mbremjes së të enjtes Dritan Haten, i akuzuar si anëtar i bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Dritan Hate , 36 vjeç, nga fshati Mazrek i rrethit Korçë, u arrestua tek Medreseja në kryeqytet, përmes një operacioni të posaçëm që erdhi pas informatave të marra nga policia kriminale, në mënyrë operative.
Hate u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, të armatosur, por policia nuk raportoi të jetë bërë rezistencë nga të dyshuarit. Ata gjendeshin duke pirë kafe në një lokal pranë Medresesë.
Dritan Hate ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas Interpol, ai akuzohet për krime mbi jetën dhe shëndetin, vjedhje, krim i organizuar, krim ndërkombëtar, krime duke përfshirë përdorimin e armëve dhe eksplozivëve,
Dritan Hate eshte dënuar me 23 vjet burg në vitin 1996 për akuzat e mësipërme.