Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së Xhamllikut.


Sipas informacioneve mësohet se uniformat blu kanë arrestuar  Safet Bajrin, i cili njihet dhe si i forti i Shkodrës, që trazoi dhe mediat dhe politikën në Belgjikë.


Bajri që njihej dhe me mbiemrin Rustemi, është akuzuar nga mediat në Belgjikë si një njëri që ka bërë shumë krime, por ai i ka mohuar të gjitha.


Në një intervistë televizive, Rustemi deklaroi se është sulmuar pa të drejtë dhe se është shpallur i pafajshëm nga të gjitha Gjykatat në Belgjikë.


Pak kohë më parë Safet Rustemi u përfshi në listën e të kërkuarve nga policia belge duke nxjerrë dhe të dhënat për të


Gjinia: Mashkull


Data e lindjes: 09-09-1984


Kombësia: Shqiptar


Safet Rustemi është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel në tregtinë e drogës dhe prostitucionit.


Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk kanë kursyer asnjë mjet: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.


Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)