Pas hetimeve intensive përmes rrugëve operative në terren, hetuesit Stacionit Policor të Ferizajt kanë arritur ta zbulojnë të dyshuarin, i cili këtë të martë kishte hedhur sprej (OC) në një nga klasat e shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” të Ferizajt.




Për pasojë, tetë nxënëse të kësaj shkolle, për disa orë ishin trajtuar në spitalin e Ferizajt.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


I dyshuari është i mitur dhe është nxënës i një shkolle tjetër të Ferizajt. I njëjti, është paraqitur dje në polici bashkë me prindin. Policia, e ka intervistuar të dyshuarin në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe të zyrtarit social të Qendrës për Punë Sociale.




I dyshuari, e ka pranuar se e ka hedhur sprejin, duke deklaruar se, kishte menduar se është deodorant.




Lidhur me rastin, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 24 orë ndërsa rasti të procedohet në procedurë të shpejtë gjyqësore.