Po transportonte shtetas të huaj pa dokumenta por është arrestuar nga policia e Lushnjës. Ai është shtetasi pakistanez Sayed  Sh 30 vjeç i cili jeton me leje ne Shqipëri por që në makinen e tij kishte disa shtetas të tjerë po pakistanezë që po i transportonte dhe që kishin hyrë nga shteti grek.


Në njoftimin e policisë së Qarkut Fier thuhet se: Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur Rreth rrotullimi i Çermës Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip Volksëagen duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit Pakistanez filloi procedimi penal në gjendje të lirë.


Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri dhe Kalim Paligjshëm i Kufirit.


12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)