SARAJEVE – Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në Sarajevë është arrestuar sot presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Zhivko Budimir. Arrestimi i tij është bërë pas dyshimeve për mitmarrje në këmbim të dhënies së faljeve për të arrestuar.
Aksionin e arrestimit e kanë kryer pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA).
Presidenti i Bosnjë e Hercegovinës u arrestua në kabinetin e tij, në Sarajevë.
SIPA po bastis disa ambiente në Presidencën e Bosnjës, në Sarajevë.
(er.nu/koha/BalkanWeb)