Policia e Vlorës ka vënë në pranga një prej autorëve të  1708 kilogramë kanabis sativa e cila u sekuestrua një ditë më parë në Bristanit në Karaburun.


Në pranga u vu shtetasi Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë pasi ky shtetas është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.


Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”, sqaron policia.


Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.


Lexo me shume: 


Droga u sekuestrua dje


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter