PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe mandatari për krijimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për koalicion me tri subjekte politike, Aleancën Kosova e Re, Partinë e Pavarur Liberale dhe Grupin Parlamentar “6+”, ka zyrtarizuar të djelën edhe marrëveshjen edhe me Listën Ibrahim Rugova.
Bujar Bukoshi ka deklaruar per Radio Evropa e Lirë se në bazë të marrëveshjes, Lista Ibrahim Rugova do të të ketë një post të zëvendëskryeministrit, një ministri dhe dy zëvendësministra.

Siç bëhet e ditur nga zyrtarët e Listës Ibrahim Rugova, postin e zëvendëskryeministrit do ta ushtrojë Bujar Bukoshi, kurse Ministrinë e Mjedisit do ta drejtojë Dardan Gashi, ndërsa djali i ish presidentit të Kosovës, Ukë Rugova do të mbetet deputet.

Megjithatë sipas të përditshmes kosovare Express, Partia e Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të gjatë të dielën mbrëma, ku është diskutuar rreth marrëveshjes me Listën Ibrahim Rugova dhe për emrat e ministrave të rinj, por se ne kete mbledhje nuk është arritur asnjë konsensus. “Mbledhja do të vazhdojë nesër nga ora 9:00”, ka thënë nje zyrtari i PDK-së. 

(e.n/BalkanWeb)