Lahore, 2 shtator - Ka arritur në 35 të vrarë e 250 të plagosur numri i viktimave nga shpërthimi i tre bombave gjatë një marshimi fetar shiit në qytetin e Lahores në Pakistan, transmetojnë agjencitë.


Pas shpërthimeve besimtarët e revoltuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe dy makinave e tre motoçikletave të policisë. Incidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.


Kryeministri pakistanez dënoi sulmet dhe theksoi se sulmuesit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.


Ekstremistët synitë kanë kryer dhjetëra sulme kundër shiitëve dhe sekteve tjera islame në Pakistan në vitet e fundit.