LONDËR- Barcelona do të përballet të mërkurën me Arsenalin në atë që konsiderohet si ndeshja më e fortë e kësaj faze në Ligën e Kampioneve. Në “Emirates Stadium” do të luajnë dy skuadrat që bëjnë absolutisht futbollin më të bukur në Evropë për momentin. 
Trajneri Pep Guardiola nuk ka pranuar të bëjë një seancë stërvitore në Londër, por vetëm në Spanjë. Arsenali dhe Barça janë përballur mes tyre në finalen e vitit 2006, por edhe në sezonin e shkuar dhe në të dy rastet kanë qenë katalanasit ata që kanë arritur të fitojnë. 
Edhe këtë herë, Barcelona mbetet favorite pavarësisht se ajo barazoi 1-1 në kampionat me modestët e Gijonit dhe Arsenali ndodhet 4 pikë larg Mançesterit në renditje. Mungesa e madhe për skuadrën e Guardiolës është ajo e kapitenit Karles Pujol.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)