Sikurse ka bërë të ditur prestigjiozja franceze "L‘Equipe", e cila ka cituar burime shumë pranë vetë futbollistit francez të Arsenalit, Uilliam Galas (31-vjeçar), marrëdhëniet mes mbrojtësit francez dhe skuadrës angleze po shkojnë në drejtim të stabilizimit të tyre. Ndërsa shumë shpejt pritet që vetë sulmuesi të dalë para gazetarëve në ditët e ardhshme për të saktësuar atë se çfarë ka ndodhur me skuadrën.