Astrit Bilali (majtas) dhe Ibrahim Bilali (djathtas)

Astrit Bilali, një nga dy vëllezërit që u vranë sot në Shkodër sapo dilnin nga banesa e tyre në zonën e njohur si Zooteknike përveçse i njohur si pronar i hipodromit të kuajve, ka edhe disa precedentë penal.


Familja e tij ka një lidhje të ngushtë me grupin e Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi, ndërsa CV e tyre kriminale është goxha e pasur.


Përveç të birit, ish-kampionit të boksit, Asmer Bilalit, i cili mendohet se ka qenë shënjestra e vërtetë e autorëve në atentatin ku mbeti i vrarë Arjan Ferracaku, Astrit Bilali ka qenë edhe vetë i arrestuar nga policia.


Ai së bashku me vëllain Ibrahim Bilali janë arrestuar në 8 qershor 2016, për shkak të një grabitje ku ishte përfshirë Asmer Bilali.


Pas kontrolleve në dy banesa për të gjetur ish-kampionin e boksit, policia zbuloi në shtëpinë e tij dhe të xhaxhait një arsenal të vërtetë armësh dhe municionesh.


Çfarë ndodhi në qershorin e 2016?


Një grabitje me dhunë dhe me armë, ka përfunduar me prangosjen e katër grabitësve, ndërsa dy të plagosur, viktima të grabitjes kanë përfunduar në spital.


Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Shkdorës, bëjnë të ditur se dje, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar dy persona me iniciale E. Gj., 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër dhe G. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.


Nga veprimet proceduriale rezultoi se personit me iniciale E. GJ., i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë (të reja) dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër.


Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar Livadhet, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 personave, Ardit Torishta, Bekim Torishta,


Astrit Bilali në Gjykatën e Shkodrës

A.B., dhe Endri Mustafa, si dhe u bë shpallja në kërkim i A. B., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: Vjedhje me armë , Plagosje e lehtë me dashje, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake kryer në bashkëpunim, ndaj E. Gj., dhe G. M.


Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.


Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), si dhe ai Brahim Bilalit. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh.


Të arrestuar


Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.


Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.


S. B., 16 vjeç, banues në Shkodër.


Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).


Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i të shpallurit në kërkim Asmer Bilali).


Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.


Sekuestruar në cilësinë e provës materiale


6 (gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar

2 (dy) antiplumba


305 (treqind e pesë) copë fishekë model 56


5 (pesë) krehra armë zjarri automatikë


2 (dy) krehra pistoletë TT


5 (pesë) skafandra motorri


4 (katër) maska dhe 4 (katër) kapuça me ngjyrë të zezë


7 (shtatë) copë fishekë model 54


3(tre) gëzhoja model 54


rroba me mbetje si njolla gjaku,


-8 (tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.


Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Astrit Bilalit


1 (një) arme gjahu çifte


1 (një) pistoletë me mulli pa numër


1 (një) armë gjahu shotgan


1 (një) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.


Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Brahim Bilalit


3 arme zjarri kallashnikov,


1 (një) silenciator me ngjyrë të zezë.


1 (një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson)


2 (dy) krehra pistoletë TT dhe 3 krehra me fishekë automatiku.


7 (shtatë) kallëpe tritoli 200 gram


1 (një) kuti me kallëpe tritoli,


10 (dhjetë) kapsolla detonatorë elektrike me përcjellës dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellës ,


23 (njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm,


190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm.