Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 15:47
Bolton ka refuzuar një ofertë nga Arsenali për qendërmbrojtësin Gary Cahill ka konfirmuar menaxheri Owen Coyle.
Në qershor, Coyle kishte thënë se pret largimin e 25 vjeçarit gjatë kësaj vere pasi ai ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin nga Reebok Stadium.
Arsenali ka probleme me lëndime në repartin defensiv pasi Laurent Koscielny dhe Sebastien Squillaci të dy munguan në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Udineses të mërkurën.
Arsenali ka gati 60 milionë funte në dispozicion pas shitjeve të mesfushorëve Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.