Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar Beuth Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Berlin, Shërbimin Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), si dhe ka takuar Prof. Dr. Günter Stock, President i Akademisë së Brandenburg të Shkencave Humane në Berlin dhe z. Matthias Johannsen, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së gjithë Akademive Evropiane (ALLEA).



Gjatë vizitës në Beuth Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Berlin, i cili është model për arsimin e lartë, ministri Bjarami është pritur nga presidentja e Universitetit, znj. Monika Gross. Gjatë kësaj vizite, ministri ka kërkuar mundësi të reja të bashkëpunimit në drejtim të krijimit të mundësive për studime për të rinjtë nga Kosova.



Ndërsa, gjatë vizitës në Akademinë e Brandenburg të Shkencave Humane në Berlin, me presidentin e Akademisë, z. Günter Stock ka biseduar për arsimin dhe kërkimet shkencore, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit. Ministri e ka informuar z. Stock për Ligjin e ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa ka kërkuar që Akademia gjermane të ndihmojë dhe të bashkëpunojmë me Akademinë e Kosovës.



Ministri Bajrami ka përfunduar vizitën në Gjermani, ku ka takuar udhëheqës të institucioneve më të larta të arsimit dhe shkencës në shtetin gjerman./Indeksonline/





 

SSSA
ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};