Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në Facebook pretendon se është në dijeni të faktit, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dërguar një dosje në ambasadën e SHBA-së për kreun e Kuvendit Ilir Meta.


Duke analizuar sulmet e LSI-së ndaj ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gazetari shkruan:


Ti do të heqësh Tahirin se të bën nervat kacurrel, e të dërgon dosjet për lidhje me narkotrafikantët në ambasadën e Lu-së, unë të vendos Xhafën që ta heq hem dashurinë, hem qetësinë, dhe ambasada e Lu-së e ka me sy të mirë