Aktori i njohur Artan Imami rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar këtë herë si regjisor. Pas rolit të suksesshëm tek vepra Udhëtimi i gjatë drejt natës  përkrah aktores Yllka Mujo, Imami ka zgjedhur  të vijë në skenën e teatrit jo vetëm si aktor por dhe si regjisor i veprës Mashtrimi me autor Anthony Shaffer. Në role të tjera në ketë vepër interpretojnë Indrit Çobani, Carolyn Murphy e Endrin Pastore. Praktikisht vepra është një studim dramatik i betejës për seksualitet dhe xhelozi, midis një të riu dhe një burri në moshë. Anthony Shaffer lindur në Liverpul në 15 maj 1926.Shkrimtar, skenarist, novelist, dramaturg etj. Ai është vëllai binjak identik i shkrimtarit dhe dramaturgut Peter Shaffer. I diplomuar për drejtësi.


Vepra e tij më e njohur është “Sleuth”(1970) të cilën ai e përshtati për versionin filmik me aktorët Laurence Oliver dhe Michael Cane, i nominuar për çmimin Oskar. Sleuth i ka të gjithë përbërësit për të qenë një triller i klasit të parë, e mbushur me intriga kthesa të befta dhe një suspansë të vazhdueshme. Gjithashtu është një lloj parodizimi i literaturës policeske dhe investigative, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementët e zhanërit në fjalë për të arritur qëllimin e tij artistik.


Një tjetër vepër e tij madhështore është skenari i trillerit të Alfred Hitchcock “Frenzy” (1972) gjithashtu edhe kulti Britanik ” The Wicker Man” (1973). Sleuth është vendosur në skenë në 12 shkurt 1970 në teatrin” St.Martin ” dhe pasi mori çmimin si vepra më e mirë e vitit, u shfaq vazhdimisht në skenat Britanike për tetë vjet.


Në vitin 2007 “Sleuth” u përshtat për një tjetër version filmik me regjisor Kenneth Branagh dhe me aktorë Michael Cane dhe Jude Laë.


Në Teatrin Kombëtar, në datat 17,18,19 Nëntor,ora 19 :00, do të jetë premiera e veprës Mashtrimi me autor Anthony Shaffer.


8 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)