E shoh të drejte, të guximshëm e largpamës këtë ekspozimin e veprave të artit realist. Nuk ka asgje të keqe mendoj une, janë vepra arti e si të tilla nuk mund t’i gjykosh me ideologji por për vlerat artistike që kane. Çdo lloj gjykimi tjeter do të na kthente në veshtrimin e artit me “parimet e artit komunist”. Nuk mund të perserisim gabimet e djeshme ndersa i sulmojme ato. Duam ne o jo ata janë njerez të ndërlikuar, që kanë bere historine në vendet e tyre, në periudha të ndryshme.


-Te admirosh një veper arti nuk e gjej të logjikshme se admirojme edhe vepren e tyre. Asnje nga ne nuk dime gjithnje se kush ishte e cfarë beri njeriu i pasqyruar në vepren që admirojme neper muzete.


-Te gjithe jemi dakort, se nuk ka menyre tjeter, të pranojme se historia e njerzimit, periudhat e saj, kanë emrin e mbretërve, perandorëve, diktatoreve e me heret akoma, të faraonëve. Kush mund të dale në mbrojtje të tyre? Askush! Kush do t’i mohoje e t’i nxjerre jashte nga muzete? As që na shkon në mend! Për diktatoret e fundit, keta që njohem, po, duam t’i zhdukim përgjithnjë, te mos u shihet me një shenje. Emocionet na bejne “te plagosim” historinë.


-Lenini e Stalini nuk ishin tanët e kështu nuk na nxisin emocione “të ndaluara”. Enveri nuk na tremb me. Pse trembemi që në DRITEN e DEMOKRACISE do këtë koma njerez që do të mendojne me deshire për të kthyer ERRESIREN e KOMUNIZMIT. Nese dikush ndjen frike, diçka nuk shkon me DRITEN, ose është e FORTE ose e ZBEHTE. Komunizmi tek ne ishte i importuar e nuk zuri rrënjë. Enveri na tremb sa edhe skeleti i një dinozauri.


-Ata nuk na fyejne, nese po do të duhej të shfarosnim edhe Aushvicin.


Përgëzoj drejtuesit e GKA për largpamësinë e profesionalizmin e paideologjizuar.


-Mjafton të distancohemi pak në kohe e t’i shohim ngjarjet me ftohte.


*Koment te tema mbi ekspozimin e Artit Socialist te Blogu i “Shekullit” në internet