Personalitete të artit dhe kulturës përshëndesin zëvendësimin e Vodafon me imazhin e humanistes shqiptare

Ishte hera e parë që elita e kulturës shqiptare ngriti zërin ndaj përdhosjes që iu një prej veprave të artit shqiptar. Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar prej muajsh po shfrytëzohej për qëllime biznesi dhe dukej që kjo gjë i leverdiste dhe atyre që pohojnë





me zë të lartë nga mëngjesi deri në darkë se punojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e artit dhe kulturës në vendin tonë. Reagimi i personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare është për tu përshëndetur, pasi të gjithë ata kërkuan që ti jepej fund shfrytëzimit për qëllime biznesi të 440 metra katrorë të Mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar. Megjithëse zëri i tyre nuk gjeti përkrahje në mediat e tjera, ata vazhduan që të kërkojnë çlirimin  e Mozaikut si dhe të kërkojnë fillimin e punimeve. Pas kaq kohësh tashmë në atë vend shihet imazhi i humanistes shqiptare Nënë Tereza, e cila për veprën e saj bamirëse nderohet në të gjithë botën. Nëse Vodafon u konsiderua si një përdhosje ndaj kulturës kombëtare, imazhi i humanistes në atë vend është përshëndetur nga shumë personalitete të artit në vendin tonë, të cilët nuk pranuan që Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar me sipërfaqe 440 metra katrorë të vazhdonte që të ishte peng i kompanisë celulare Vodafon. Disa nga personalitetet e artit dhe kulturës shqiptare, emra të njohur në artin pamor pohojnë se imazhi i shenjtores shqiptare është më e mira dhe theksojnë se imazhi i kompanisë celulare sigurisht që nuk duhej të ishte vendosur në atë vepër arti.


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"