Artistët shqiptarë janë bërë bashkë sot në një protestë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe amendimet e bëra në ligjin Për artin dhe kulturën. Nuk është hera e parë që aristët kundërshtojnë zërat për një prishje të godinës.


Robert Ndrenika e quajti të patolerueshëm prishjen e ndërtesës duke thënë se është si të prishësh historinë. Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet tha Robert Ndrenika. Pas diskutimeve të gjata artistët kanë dalë në një vendim të përbashkët, që e bëri të ditur aktori Laert Vasili. Ne kërkojmë: Të anullohet vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe të bëhet transparenca e plotë mbi projektin e ndërtimit të teatrit të ri.


Të pezullohet projektligji dhe të hapet dialogu me komunitetin për një projektligj tjetër. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata paralajmërojnë bojkot total të shfaqjeve deri në përshkallëzim protestash. Kjo lëvizje e artistëve të skenës vjen pas reagimeve që patën edhe shoqatat e kineastëve me amendimet që i janë bërë ligjit Për artin dhe kulturën. Ndërkohë që nga zyra e shtypit të Ministrisë së Kulturës njoftojnë se javën e ardhshme është parashikuar një tryeze diskutimi me grupet e interesit. Duhet ta ngremë presionin shumë lart nëpërmjet protestave, nëpërmjet shumë institucioneve, parlament, kryeministri, presidencë, të ftojmë shoqërinë cvile, pra të ngremë një valë të madhe kundër kësaj arrogance thaaktori Neritan Licaj.


Për Arben Derhemi Nëse nuk reagojmë tani nuk do të reagojmë kurrë më, sepse nuk do të kemi shtëpi për të reaguar. Sipas tij Teatri Kombëtar pas pesë vjetësh që ka ikur këtej të vijë për godinën e re e cila do të jetë një godinë e re, marramendëse, fantastike, por nuk dihet se si është pasi nuk ka projekt.


Për regjisorin Altin Basha kjo është një vrasje e plurarizmit kulturor. U sulmuan fillimisht institucionet që kishin ndërtuar artistët, me pak presion, me pak lobim, me pak mundësi, për të ardhur tek pika e fundit që është ligji, tha ai.Aktorët kanë kundërshtuar zhvendosjen për tek Turbina që së shpejti përfundon rikonstruktimin. Turbina ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai taeatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të tha Mirush Kabashi.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)