Në një kohë kur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është atakuar prej Kryeministrit Berisha, nga Elbasani, ai i ka dhënë përgjigje të gjitha kritikave dhe aludimeve për një axhendë të tijën personale.


Arvizu i ka rikujtuar të gjithë atyre të cilëve nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e njëpasnjëshme, që lidhen kryesisht me KQZ-në, se ka ardhur ne Shqiperi pas nje betimi te bere para Presidentit te Amerikes, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet që i janë adresuar indirekt, shkruan TCH.


"Dëshiroj të nënvizoj faktin se 3 vite më parë unë kam bërë të njëjtin betim, kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë, si ambasador në Shqipëri dhe mora konfirmimin nga Senati, si i dërguari personal i Presidentit në Shqipëri.Eshtë i njëjti betim.Gjatë zgjedhjeve keni për të dëgjuar se dikush ka një axhendë personale. Nuk kam asnjë axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë sikurse edhe këta amerikanë të mrekullueshëm që s'kanë një të tillë.Ne jemi këtu me një qëllim të vetëm, të prezantojmë vendin tonë dhe mundësitë tona më të mira.Vetëm ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për secilin dhe gjithësecilin prej jush", tha Arvizu.


Gjatë zgjedhjeve keni për të dëgjuar se dikush ka një axhendë personale. Nuk kam asnjë axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë.


Këtë mesazh adresuar politikës shqiptare, Arvizu e dha gjatë ceremonisë së betimit te Korpusit te Paqes ne qytetin e Elbasanit. 34 vullnetare te Korpusit Amerikan te Paqes bene betimin zyrtar pas perfundimit te trajnimit dhe te premten do te nisin te punojne prane bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shendetesore ne te gjithe vendin.


I themeluar ne vitin 1961 nga Presidenti John Kennedy, misioni i Korpusit te Paqes eshte te promovoje mirekuptimin nderkulturor midis amerikaneve dhe popujve te tjere si dhe te kontribuoje ne nevojat per zhvillim te vendeve pritese./Indeksonline./