Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datën e Asamblesë së Ardheshme Zgjedhore të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Ajo do të zhvillohet në datën 28 shkurt në Tiranë dhe do të zgjedhë presidentin e saj të ri.

Presidenti aktual Armand Duka do të kërkojë mandatin e katërt të tij në krye të FSHF-së.

Ndrëkohë, deri tani askush tjetër nuk ka paraqitur kandidaturën për të kërkuar votën e familjes së futbollit.