Dy zerat me kritike te vijes se drejtimit te Partise Socialiste deputetet Kastriot Islami dhe Andis Harasani nuk ishin dje pjese e mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS-se. Ndonese Islami dhe Harasani jane pjese e kesaj asambleje ata nuk preferuan te beheshin pjese e punimeve te saj. Ky qendrim ka kohe qe njihet brenda strukturave te selise roze. Kjo sepse dy deputetet ndonese kundershtare ne media prej kohesh nuk jane pjese e forumeve te kesaj partie duke mos preferuar te marrin pjese. Nga ana tjeter Harasani dhe Islami kane thyer bojkotin e PS-se duke marre pjese ne seancat qe zhvillon Parlamenti i Shqiperise.