Duke reaguar mbi vlerësimin e Moodys për ekonominë shqiptare, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ky raport nuk ka asnjë vlerësim pozitiv.


tabaku jorida


Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen, thotë ajo.


Reagimi i plotë:


Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.


Raporti i fundit i Moodys nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive por vlerësimin e ekonomisë.


Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.


Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.


Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.