01-12-2011 / Gazeta 55

Shefja e KE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, vlerëson si hap pozitiv mbledhjen e parë të komisionit për reformën zgjedhore në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja Maja Kocijancic thekson se Baronesha Ashton inkurajon palët për vazhdimin e punës në mënyrë konstruktive, deri në gjetjen e konsensusit për reformën zgjedhore.
Sipas saj, reforma zgjedhore duhet të kryhet përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe duhet të ketë në bazë gjithë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR-it ndërsa shton se reforma zgjedhore është një nga prioritetet kryesore për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë një ditë më parë u mblodh komisioni për reformën zgjedhore, mbledhje kjo që u mbyll me përcaktimin e ekspertëve, Oerd Bylykbashki nga PD dhe Bledi Çuçi nga PS-ja. Këta do të takohen ditët e ardhshme për të hedhur në letër amendamentet e para të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

...