(E plotësuar)  Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton është takuar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeminsitrin Ivica Daçiq, dhe nënkryetarin e qeverisë, Aleksadar Vuçiq.


Takimi i dytë këtë javë i zonjës Ashton me kreun shtetëror të Serbisë ka filluar aty kah ora 13, në Pallatin Serbia në Beograd.


Ajo ka arritur në Beograd, nga Prishtina, ku ka bisduar me zyrtarët më të lartë dhe me liderët e partive politike të Kosovës.


Pas këtyre bisedimeve zyrtarja e lartë e BE-së nuk ka dhënë deklarata.


...................


Ndërmjetësuesja në dialogun në mes Beogradit e Prishtinës, Katherin Ashton do të udhëtoi sot drejt Beogradit.


Ajo pritet të arrij në kryeqytetin serb rreth orës 13.


Sipas agjencisë së lajmeve Beta, ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.


Vizita e saj ishte vënë në pikëpyetje, sepse varej nga ajo çfarë do të dëgjonte në Prishtinë gjatë bisedave me presidenten kosovare Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi rreth formimit të Asociacionit të komunave serbe./Indeksonline/