Vendimi


Pallati i Sportit Asllan RusiPallati i sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka kaluar plotësisht nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. “Shoqëria Qendra Sportive sha Tiranë, me kapital 100% shtetëror, aktualisht në pronësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, transferohet në pronësi të Bashkisë Tiranë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, shkruhej në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave, që u hap rrugë investimeve në impiantin që është lënë pas dore prej shumë vitesh dhe ka nevojë urgjente për rikonstruksion.