Gjermania lindore nuk kishte ngjyra.
As kujtimet për të nuk kanë ngjyra.
Gjithçka është gri. Vetëm grija jo: Margot Honecker.
Gruaja e udhëheqësit të shtetit, Erich Honecker, kishte flokë lejla.
Ajo ishte shtriga lejla.
Atë e urrenin si asnjë të dytë në Republikën Demokratike Gjermane.
I shoqi ishte një idiot.
Ajo ishte inteligjente, dyshuese, cinike dhe vërtet e rrezikshme.
Tani ministrja e përjetshme e Arsimit në RDGJ (1863-1989) ka vdekur.
Vdiq në moshën 89-vjeçare në mërgim, në anën tjetër të botës, në Santiago të Kilit.
Atje ishte arratisur në vitin 1992 pas një odiseje mbi Moskë dhe një ndalese në Berlin.
Erich Honecker e ndoqi në vitin 1993.
Ai vdiq në vitin 1994 në moshën 81-vjeçare.
"Ajo vdiq më 27 prill në paqe".
Në paqe???
Ajo!!!
Viktimat e saj vuajnë edhe sot dhe nuk gjejnë paqe.
Ajo kurrë nuk doli përpara gjykatës për atë që u ka bërë brezave si ministre e Arsimit.
Ajo mbeti pa ndëshkuar.
Deri në fund.
Gjatë telefonatës së fundit para disa muajsh ajo fillimisht heshti.
Më pas ulëriti.
Sipas saj, gjithçka ishte një intrigë e Perëndimit dhe 'reformatorëve' me në krye tradhtarin Michail Gorbatchov.
RDGJ-ja e saj e bukur dhe krenare ishte tradhtuar.
Ajo nuk e tha kurrë një fjalë të ngrohtë për ata shpirtra të thyer nga sistemi Honecker.
Sepse ajo nuk ishte nëna e kombit.
Ajo ishte një njerkë e pabesë.
Qindra-mijëra fëmijë kanë vuajtur nën sistemin e saj të edukimit stalinist.
Margot u rrit në kohëra të vështira: Mamaja i vdiq në vitin 1940, kur ajo ishte 14 vjeç.
Babai, komunist si mamaja e saj, ishte në disa kampe përqendrimi.
Ajo vetë erdhi në Hamburg në familjen e Wolf Biermann.
Pas luftës, këngëtari Biermann u vendos në Berlinin lindor për të studiuar.
Atje mori nënshtetësinë e Gjermanisë Lindore, por shumë shpejt u kthye në armik të familjes Honecker.
Njeriu që e kishte strehuar atë në kohë të vështira, u diskreditua publikisht dhe iu hoq nënshtetësia.
Kjo vetëm pse kishte dhënë një koncert në Perëndim.
Ajo nuk njihet asnjë mirënjohje, ishte e akullt dhe hakmarrëse. Ndaj gjithkujt.
Vetëm ndaj vetes jo.
Ajo jetonte në luks.
Rrobat dhe kozmetikën e merrte në Perëndim.
Me kostot e popullit.
Ajo jetonte mirë, shumë mirë. Madje edhe kur ishte në Kili, Gjermania i dërgonte pensionin e saj rregullisht.
Çdo muaj nga 1600 euro.
Edhe në Kili, familja Honecker jetonte pas një muri.
Një mur i madh jeshil.
Ishte si më parë.
Të vëzhguar. Por tashmë jo nga regjimi, por nga një roje trashaluq.
E bija, Sonja u martua me një kilian, që e kishte njohur në RDGJ.
Dhe shkuan së bashku në Santiago.
Prindërit e ndoqën.
E bija u nda dhe u kthye sërish në Gjermani.
Me gjyshen qëndroi nipi.
Roberto Yanez Betancourt, 41 vjeç.
Artisti është krejt e kundërta e asaj me të cilën krenoheshin komunistët.
Surrealist dhe i varur nga droga, ai iu nënshtrua një terapie detoksikimi në Kubë.
Ishte edhe hipi.
Megjithatë ishte i preferuari i gjyshes.
Ajo e mbante shumë pranë.
Dhe ai bënte rrush e kumbulla paratë e gjyshes, edhe pse nuk e donte shumë atë.
Nuk e donte as nipi!