Jennifer Aniston nuk plaket kurrë, por kjo jo vetëm për linjat e saj të shkëlqyera prej vitesh.


44-vjeçarja, me pushime në Cabo, Meksikë, dukej tepër e dhënë dhe e dashuruar si një adoleshente pas të dashurit të saj, Justin Theroux.


Aniston gjatë të gjithë kohës u fotografua përkrah të dashurit 41-vjeçar, në momente të vazhdueshme intimiteti,transmeton TCH.


E shoqëruar nga miqtë Jason Bateman dhe gruaja e tij Amanda Anka, megjithatë, 44-vjeçarja nuk shfaqi asnjë shenjë të shtatzanisë së saj të përfolur vazhdimisht në media së fundmi./Indeksoneline/