Agjencia amerikane për gjithësi NASA njoftoi se në orën 20 e 25 minuta sipas kohës sonë, asteroidi 2012 DA14 kaloi pranë Tokës dhe tashti po largohet nga planeti ynë.


Për arsye të ekspozimit të natës, asteroidi dukej si një vijëz e ndritshme në qiellin e errët, transmeton Zëri i Amerikës.


Shkencëtarë e NASA-s thonë se gravitacioni i Tokës e ka devijuar rrugën e asteroidit, kështu që pas 30 vjetësh ai do të kalojë më afër Tokës, por edhe atëherë nuk do të ketë rrezik për planetin tonë.


Ku asteroid tashti po lëvizë në drejtim të Evropës Lindore dhe polit të Veriut para se të zhduket në thellësi të gjithësisë.


Asteroid 2012 DA14 është një gur qiellor rreth 45 metra në diametër. Ai ka fluturuar rreth 27.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës në kohën e qasjes më të afërt, sot më15 shkurt rreth orës 19 e 25 minuta sipas kohës së Grinuichit (19 e 25 minuta sipas kohës së Shqipërisë). Kjo distanë është shumë larg nga Toka, nën statelitët artificialë, përfshi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës./Indeksonline/