Aston Villa është e interesuar për portierin e Manchester Unitedit, Tomasz Kuszczak.
E përditshmja angleze, The Birmingham Mail ka njoftuar të dielën se interesimi nga Villa për Kuszczakun ka zgjuar njoftime të shumta në vendlindjen e reprezentuesit polak, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e paraqitjeve në Old Trafford.
Brad Friedel është aktualisht portier i parë i Aston Villës, por amerikani do të mbushë 39 vjet në maj dhe menaxheri Martin O’Neill tashmë i konsideron opsionet për të ardhmen.