Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:07

Menaxheri i Aston Villas, Gerard Houllier, ka intensifikuar përpjekjet e tij për transferimin e mesfushorit Jean Makoun nga ish klubi i tij Lyon, për 6 milionë funta.



Houllier do të udhëtojë drejt Francës për të biseduar me Lyonin rreth mundësisë së blerjes së reprezentuesit të Kamerunit, derisa është i bindur se 27 vjeçari do të përforconte ekipin nga Villa Park.



“Makoun do të ishte një blerje e mirë për ne, sepse ai ka përvojë dhe është pikërisht ai që na duhet”, tha Houllier për BBC Sport.