Nga Sami Bacaj



Astrit Ajdareviq, ( djali i ish-futbollistit te Lirise se Prizerenit, Agim Ajdareviq ) që luan për ekipin e liges se dytë suedeze Falkenbergs FF ka
kaluar në ekipin e FC Liverpool. Ai ka aprovuar për te dyten here një trening provues në Anfield Road dhe i ka bindur drejtuesit e " Reds "
qe ta kene në gjirin e tyre. Sipas te atit, Agimit : " Ata ne Janar do udhetojnë në Angli dhe do nënshkruajnë kontraten me Liverpool. " I atit i tij Agimi me prejardhje është nga Kosova Lindore ( Medvegja ) . Por, ka lindur në Serbije ( Soko Banje ) . Ai ka luajtur për ekipet e liges se parë të ish- YU, Radnicki Nishit, Spartakut te Subotices, Lirise,
Sloboden e Tito Uzhices dhe ka permbyllur karrieren e tij ne Falkenbergs FF. Ku e ka ngritur ekipin ne ligen e dyte të Suedise. Djali i tij, Astrit është pjese e ekipit të U-17 te Suedise dhe para dy vitesh, ai ka
marrur shtetesinë suedeze. Ne pyetjen se a do luaj për Kombetaren. Agimi u
shpreh: " Jo. Ne kemi qenë shumë te interesuar qe me parë te inkuadrohem. Mirpo, askujt nuk i ra ndermend për ne. Djali i ime do luaj për Kosoven. Dashtë Zoti te marrim Pavaresine dhe te shofim se cka do bëhet ne
te ardhmen. " Pos Ajdareviq në Liverpool luan edhe B. Idrizaj. Mirpo, Ajdareviqet nuk kanë pasur rastin qe te takohen me te.