Prifti i kishës ortodokse Shën Mëria në Elbasan ka lënë një amanet për të gjithë shqiptarët.


At Nikolla Marku, ka përciellë një mesazh patriotik për të cilën bën thirrje që të rreflektohet.


Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Marku shkruan:


Nji deshire ma do zemra e nji amanet per ju e kam – kur te ju pyesin : C’ka je?? Te thoni me mburrje JAM SHQIPTAR si fillim , pastaj mundesh me shpreh prej cfare krahine je ose cfare besimit je. Jemi vellezer te nje nane, te nanes shqipe, jemi bijte e Shqipnise Etnike, shprehet At Nikolla Marku.


Së fundmi ai ka shfaqur probleme të rënduara shëndetësore ku mjekët kanë rekomanduar një kurim të specializuar jashtë vendit.

Për shkak se familja nuk posedon shumën e të ardhurave që kërkohet për mjekimin e tij, gjendja shëndetësore e At Nikolla Markut rrezikon të përkeqësohet.


Në mesazhin e shpërndarë së fundmi, Marku ribën edhe njëherë thirrje për bashkim kombëtar.