04/02/10 13:30

Erioni, Kika, dhe Gjimi kanë dalë në oborr e ngrohen në diell. Ata bisedojnë për tema të ndryshme si për jetën jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë. Hakiu tregon se nuk po e bën gjumin rehat dhe kjo nga fakti se nuk kanë aktivitet fizik. Erioni dhe Gjimi mendojnë se këtë javë kanë qënë më aktiv se javën e kaluar, kjo ndoshta ngaqë janë ndarë në grupe e të gjithë janë aktivizuar njësoj. Ata përmendin se ditët kur kanë për të zhvilluar provën e javës, janë ditët më të bukura. Për Hakiun, e diela është dita më pak aktive pasi të gjithë janë të lodhur e të përgjumur. Duke analizuar cdo ditë të javës, ata ndalen edhe tek e shtuna dhe kujtojnë faktin se këtë herë një nga banoret do të lërë shtëpinë, por të tre ngrenë supet në shenjë paditurie se cila nga to mund të jetë. I pari gjithmonë largohet kot, pasi nuk e ka mundësinë të njihet plotësisht- thotë Gjimi dhe dy djemtë e tjerë e pohojnë këtë gjë. Biseda kalon tek banorët e rinj që mund të hyjnë në shtëpi e Big Brother. Ata mendojnë se në varësi të aftësisë së banorit të ri për të luajtur, faktin që ai i ka ndjekur nëpërmjet televizorit, mund ta përdorë si avantazh. Për mua është dobësi që banorët e vjetër ti kundërvihen banorëve të rinj, sapo ata të hyjnë, pa u dhënë mundësi për ti njohur- shprehet Kika, por Erioni e kundërshton dhe thotë se qëndrimi në shtëpi varet nga loja që ata do bëjnë.




if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));