Të paktën 38 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimit të dyfishtë në Baghdad në Irak.


Gjenerali Saad Maan, zëdhënës i komandës së përbashkët të operacioneve, që njehson policinë dhe ushtrinë, njoftoi lajmin për atentatin, i dyti në pak ditë, duke saktësuar se ai ishte shkaktuar nga dy kamikazë.


Saad Maan ka thënë se atentati i dyfishtë ka ndodhur në orën e pikut në sheshin Tayran. Për momentin, atentati, nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë terroriste, por autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë se bëhet fjalë për ISIS-in.


15 janar 2018 (gazeta-shqip.com)