Vlorë, 18 shkurt, NOA Kryetari i Partisë
Socialiste të Vlorës, Eltar Deda ka denoncuar sot në policinë e qytetit një tentativë
për atentat. Sipas policisë së këtij qyteti, Deda ka
zbuluar në automjetin e tij një shishe benzinë.




Denoncimi i Dedës në polici ka pasur të bëjë
me atë që ai e ka quajtur mekanizëm shpërthyes. Ai ka treguar se ka gjetur një
shishe të lidhur me një fitil ndezës poshtë makinës së tij.



Kreu i PS-së së Vlorës nuk ka dhënë detaje të
tjera në lidhje ne ngjarjen, duke kërkuar nga policia që të hetoj për rastin në
fjalë.



Policia e Vlorës bënë të ditur se pas
denoncimit një grup ekspertësh ka mbikëqyrur automjetin e kreut të PS-së, për
të marrë shenjat e mundshme që autorët mund të kenë lënë.



Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij
akti. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje kreun e PS-së në lidhje me
dyshimet e mundshme për këtë akt.



Vetëm pak ditë më parë në qytetin e Vlorës u
shpërthye me lëndë eksploviza makina e anëtarit të Këshillit Bashkiak të këtij
qyteti.



m.xh/NOA