Franc Konomi, ekzekutohet ne prite, me 6 plumba. Ne nje skene tipike atentatesh mafioze, tek zona e quajtur 9-kateshet ne mes te Tiranes. Persona te maskuar ne nje makine ,i jane afruar prane automjetit Benz me targe TR 0626 S, me te cilen po udhëtonte Konomi. Ndersa mjeti i tij, Benz, ishte ne levizje, nga te pakten 2 persona qe mendohet se ndodheshin ne mjetin ende te paidentifikuar, u qellua me 2 automatike disa here mbi trupin e Franc Konomit.






Personat, qe kane zbatuar nje plan te miredetajuar per vrasjen e tij,
kane pritur vetem pak pasi ka dale nga banesa ne zonen e quajtur Shkolla
e Kuqe. Burime konfidenciale te policise, bejne me dije se Franc Konomi
është plagosur rëndë, me te pakten 3 plumba, dhe ndersa polica e
mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes, po e transportonte per ne
spital, ai ka humbur jeten nga plaget e renda. Mesohet se Franc Konomi
sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku ka rene pre e nje atentati te
mireorganizuar. Policia e mbërritur menjëherë në vendgjarje po heton
detajet e ekzekutimit.



Në vendgjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja plumbash ndërsa automjeti
është shpuar me 10 plumba. Policia nderkohe ka ngritur postblloqe me
qellim kapjen e autoreve te mundshem. Pista kryesore e hetimit eshte ajo
per larje hesapesh te vjetra, pasi per policine, Franc Konomi njihej si
person me precedent te meparshem penale, i denuar me pare per vrasje si
dhe person me precedente te tjere ne fushen e trafikimit.



Denada Shkodrani




Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 korrik 2010 )










< I mëparshmi