Tirane- Nje shperthim i fuqishem eksplozivi ka tronditur banoret e nje pallati ne Laprake te Tiranes mesnaten e se shtunes. Objekt i atentatit ka qene shoferi i nje subjekti privat, per te cilin policia nuk dha hollesi per shkak te hetimit te ngjarjes. Per fat te mire nga shperthimi nuk ka pasur te plagosur, kurse demet kane qene vetem materiale. Policia tha se dyshon per nje konflikt te diteve te fundit te Dritan Kamberit, ndaj te cilit persona ende te paidentifikuar jane hakmarre. Rreth 15 familjet qe banonin ne pallat jane terrorizuar, duke sinjalizuar sallen operative te komisariatit nr. 3 dhe forca te shumta mberriten per te hetuar ngjarjen. Per momentin nuk ka asnje te ndaluar, ndersa ka qene i veshtire identifikimi i autoreve. Lenda plasese mesohet se ka qene tritol, me nje sasi qe shkonte midis 50 dhe 100 gr. Qellimi i autoreve sipas hetuesve ka qene trembja e familjes Kamberi dhe nje presion ndaj tyre per ndonje perplasje te koheve te fundit.
Shperthimi sipas hetimeve eshte regjistruar rreth ores 24:00, ndersa te parat qe mberriten ne lagjen Laprake kane qene forca te postes qe gjendet aty. Me pas nje grup hetimor i komisariatit nr. 3 ka kryer veprimet paraprake dhe jane marre ne pyetje pjesetaret e familjes Kamberi dhe banoret e pallatit. Burime zyrtare thane se dera kryesore e shtepise ka pesuar demtime te renda, ndersa ka pasur krisje te mureve te katit ne hyrjet e tjera te pallatit. Gjate hetimit paraprak ka rezultuar se objektiv i sulmit mund te kete qene pikerisht Dritan Kamberi, ky i kthyer disa vite me pare nga emigrimi ne Gjermani dhe aktualisht eshte i punesuar si shofer. Mesohet se ai punon ne nje subjekt privat, por policia nuk dha detaje te hollesishme per te mos prishur pistat e hetimit.
Vete Kamberi ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona te tjere, por policia tha se pista e pare eshte ajo e hakmarrjes per ndonje mosmarreveshje e perplasje te 30 vjecarit. Deri dje ne mbremje per kete ngjarje te rende nuk ka pasur asnje te ndaluar apo te dyshuar. Grupi hetimor po heton edhe rreth motiveve te dobeta per atentatin me tritol ndaj familjes Kamberi.
Ekspertet kerkojne gjurmet
Ngjarja mesohet se po hetohet nga oficeret e komisariatit numer 3 te Policise se Tiranes, dhe Zyra e Shkaterrimit te Prones. Ne vendngjarje ekspertet u perpoqen te zbulonin gjurme te autoreve qe vendosen tritolin me fitil ne deren e shtepise. Ndersa u pyeten edhe banoret nese kishin pare persona te dyshimte qe leviznin ne ate ore ne lagje. Por deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nuk kishin shoqeruar asnje te dyshuar.
PRECEDENTET
Sulm me tritol pronarit
Xhezair Hysa, 40 vjec, nga Elbasani, u arrestua nga policia e Sarandes kater dite me pare, pasi gjate nje tentative per te hedhur ne ere me tritol pronarin e tij qe e kishte punesuar si bari, mbeti vete i plagosur rende. Ngjarja erdhi pas nje perplasje mes pronarit dhe punemarresit per shkak te pageses disa mujore. Konflikti degjeneroi ne mosmarreveshje dhe ne nje kercenim disa oresh per sulm me eksploziv. Ngjarja ndodhi mbremjen e se premtes ne sheshin kryesor te stacionit te autobusit ne Sarandes, ne prezence te te pakten 50 personave. Po per fat te mire nuk pati te tjere te lenduar. Po ne fshatin Gjashte, kater muaj me pare, nje punetor ndertimi sulmoi me tritol banesen e pronarit, pasi ky nuk e kishte paguar.
Atentati ndaj oficerit kriminal
Po ne qytetin e Sarandes, gjate kater muajve te fundit kane ndodhur dy atentate me tritol. I pari ndaj nje servisi makinash ne lagjen nr. 4 dhe i dyti ndaj mjetit te nje agjenti te policise kriminale. Te dyja incidentet nuk paten viktima, por deme te shumta materiale. Per momentin nuk ka ende asnje te ndaluar per sulmet me eksploziv, megjithese jane mbledhur deshmi dhe prova ne vendngjarje. Sulmi me i rende ka qene ai ndaj oficerit kriminal, makina e te cilit u demtua nga shperthimi i te pakten 100 gr tritol. Po ne lagjen nr. 4, eshte shkaterruar me eksploziv edhe autobusi i linjes Sarande-Tirane, qe dyshohet per motive konkurrence.