Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e atentati ttë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur  në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku sipas policisë shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj ishin duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH, kur  janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë.


Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.


11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)