Një person ka mbetur i plagosur në Kavajës, pasi një konflikt pronësie ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Mësohet se një 26 vjeçar me inicialet S.T. ka qëlluar me armë në drejtim të pronarit të një furre buke.


Rreth orës 05:15 të mëngjesit të së premtes, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie është plagosur me armë gjahu pronari e një furre buke, E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin: S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë,njofton policia.


Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.