Tjetër atentat terrorist në Paris. Një person ka hapur zjarr Champs-Élysées, ndërsa dy agjentë policie kanë humbur jetën.


Edhe agresori ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.


Objektivi i sulmit sipas Ministrisë së Brendshme franceze ishte policia dhe hetimet i kanë kaluar anti-terrorizmit.


Atentatori ka zbritur nga një makinë pranë Champs-Elysees dhe ka hapur zjarr ndaj një furgoni policie.


Atentatori më pas tentoi të largohej në këmbë, por u ekzekutua, deklaroi Pierre-Henry Brandet zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.


Atentatori ishte një person i njohur për shërbimet sekrete franceze dhe ishte skeduar si një person i radikalizuar që mund të organizonte atentate.


Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.