Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve sot në Shkodër.


Nishani thekson se ky është shërbimi që i bëri rilindësi vendit tonë, ndërsa shton se këto janë pasoja të rënda, të cilat nuk dihen se kur do të ndalen.


Mes tjerash të tjerash, ai thekson se qeverisja që ka si burim krimin, nuk pjell gjë tjetër por vetëm krim.


Vrasje, rrëmbime, shpërthime me tritol makinave e shtëpive, çdo ditë e në çdo qendër urbane të vendit. Kriminalitet që nuk ka të ndalur ! Ky është shërbimi që i bëri rilindësi Shqipërisë dhe pasoja që nuk dihet se kur do të ndalet e platformës së narkotizimit të një shteti të tërë. Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim!, shkruan Nishani.