Klubi spanjoll Atletico Madrid është duke përcjellë paraqitjet e mesfushorit të Palermos, Antonio Nocerino, kanë bërë të ditur mediet italiane të premten. Nocerino ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, derisa ekipi sicilian është në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.



Atletico, që transferoi mesfushorin Tiago Menges nga Juventus si huazim në janar, synon të mbajë reprezentuesin portugez për sezonin 2010-2011. Por, Nocerino konsiderohet zëvendësues i tij, nëse Tiago në fund kthehet në Juventus.